Guardiola bënë tifo për Bayernin

13 mars 2019 | 14:15

Bayern Munchen do të presë mbrëmjen e sotme Liverpoolin në “Allianz Arena” për të zhvilluar aktin e dytë të supersfidës së 1/8-ave të Ligës së Kampionëve.

Në kuadër të këtij takimit, një parashikim apo preferencë e ka dhënë edhe ish-trajneri i “bavarezëve”, Pep Guardiola.

Spanjolli, i cili tashmë është në krye të Manchester Cityt, pas ndeshjes së mbrëmshme, ku shkatërroi Shalken, foli për mediet. Ndër të tjera, Guardiola u pyet edhe për sfidën mes Bayernit dhe Liverpoolit dhe trajneri dha preferencën e tij, si dhe e arsyetoi përgjigjen e dhënë.

“Më vjen keq për anglezët, por dua të kalojë Bayerni. Jam pjesë e atij klubi. E dua Munchenin dhe e dua Bayernin. Kam shumë miq atje”, ka thënë Guardiola. Ndoshta është një përgjigje që nuk do të pritet mirë nga opinioni anglez, por duhet të kujtojmë që Guardiola ka qenë pjesë e Bayernit për disa vite si trajner dhe vijon të ruajë marrëdhënie të mira me drejtuesit nga Munchen.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi,…