Guardiola: Bravo, gati për ndeshjen ndaj Liverpoolit
08 nëntor 2019
| 11:21
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, beson se portieri Claudio Bravo është i gatshëm për ndeshjen ndaj Liverpoolit.
Manchester City barazoi me Atalantën, kurse Ederson u lëndua dhe ai e ka humbur ndeshjen ndaj kampionëve të Evropës. Mirëpo, sipas teknikut spanjoll, Bravo do të jetë zëvendësimi i brazilianit.
“Është i gatshëm për ndeshjen e të dielës. Nëse Ederson mund të luajë atëherë do të luajë, nëse jo do të jetë Claudio. Kjo është e gjitha. Kemi një situatë të pabesueshme dhe do të bëjmë më të mirën”, ka thënë Guardiola.