Guardiola: Dua që Sterlingu të mos largohet
12 maj 2018
| 18:57
Raheem Sterling ka një kontratë me Manchester city deri në vitin 2020 dhe së fundmi emri i tij është përmendur shpesh në zërat e merkatos.
Ai që ka folur për të ardhmen e sulmuesit anglez te “Citizens” është pikërisht trajneri i Kampionëve të rinj të Anglisë, Pep Guardiola që nuk ka ndërmend të heqë aspak dorë prej Sterling.
“Dëshira ime dhe e klubit është që Sterling të qëndrojë me ne, por pas përfundimit të kampionatit do të shkojmë me pushime për disa ditë dhe vetëm pasi të kthehemi do të diskutojmë rinovimin e kontratës së tij”, ka thënë Guardiola.
Sulmuesi anglez me gjithë konkurrencën e madhe në këtë sezon për një vend në formacion ka mundur të shënojë 18 gola me fanellën e Citizens.