Guardiola: Dua ta zhduki dominimin e Unitedit

17 gusht 2018 | 15:45

Pep Guardiola po mundohet t’i japë fund dominimit të futbollit anglez nga Manchester United. Madje kjo është sfida e tij më e madhe si trajner i Manchester City.

Ndërsa “Djajtë e Kuq” nuk e kanë fituar dot titullin e Premierë Ligën që pas pensionimit të Sir Alex Ferguson në vitin 2013. Manchester City ka shpenzuar shumë në një përpjekje për ta kapërcyer boshllëkun mes rivalëve më të ashpër, me “fqinjët e zhurmshëm” që kërkonin ta merrnin kontrollin në Manchester dhe konkurrencën e brendshme në Angli. Guardiola i ndihmoi ata të krijojnë dominimin me rekord pikësh në sezonin e kaluar, me titullin kampion dhe dy “Carabao Cup”.

Ai pranon se është i vendosur të shtojë trofe të tjerë. Pep Guardiola ka thënë për “All or Nothing”, një dokumentari të ri të “Amazon”, i cili u përqendrua në aktivitetet e stadiumit “Etihad”: “Ne kemi fqinj Manchester United, klub i cili për 15 apo 20 vjet ka fituar gjithmonë. Mendoj se sfida ime më e madhe si trajner është ta ndryshojë këtë”. Guardiola u vendos në krye të Manchester City në sezonin 2016-2017, duke e përfunduar sezonin e tij debutues në Angli me duar bosh, pa asnjë trofe. Sezonin e kaluar ndihmoi në rritjen e reputacionit të katalanasit si një nga trajnerët më të mirë në botë, raporton “Telesport”. Ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich, 47-vjeçar, vazhdon të korrë shumë fitore, por ai pretendon se ka të meta si njeri, që përpiqet t’i mbulojnë. “Do t’ju tregoj diçka, që është absolutisht e vërtetë: nuk i kam as unë të gjitha përgjigjet. Shpesh, kur nuk di diçka, veproj para lojtarëve sikur kam njohuri. Unë veproj kështu, që futbollistët të besojnë se i kam përgjigjet e duhura. Kjo u jep atyre besimin për të luajtur”, ka shtuar ai. Kjo qasje i ka shërbyer për mirë Guardiolës në këtë pikë, me një formulë fituese, që është gjetur nga një njeri, i cili e bëri tranzicionin nga lojtar në trajner të dukej jashtëzakonisht i lehtë. Trajneri katalanas vazhdoi në fjalën e tij: “Më pëlqen të kem një dhomë zhveshjeje të zhurmshme para një ndeshjeje. Ndihem se kjo i animon lojtarët më shumë. Ajo që më mungon nga koha ime si ish-lojtar është dhoma e zhveshjes. Është vendi më i mirë për të qenë, përveç fushës së blertë. Aty ka shaka, të gjithë janë së bashku, lojtarët mund të kritikojnë edhe trajnerin e të ndajnë çastet e mira dhe të këqija”.

Manchester City, i cili mori një fitore të lehtë 2-0 ndaj Arsenalit, në fushën e këtij të fundit, kur ngriti siparin e sezonit të ri në Premierë Ligë, të shtunën do ta presë Huddersfieldin në stadiumin “Etihad”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emër të ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj, këshilltari politik…