Guardiola: Dua të vazhdoj me Cityn

20 shkurt 2025 | 11:13

Manchester City u eliminua nga Liga e Kampionëve pas një humbjeje të thellë nga Real Madridi në “Santiago Bernabeu”, 1-3. Pas formës së dobët të ekipit në këtë edicion po spekulohet gjithnjë e më shumë për një largim të mundshëm të trajnerit Pep Guardiola.

Mirëpo, spanjolli insiston se nuk e ka ndërmend të lëviz nga “Etihad Stadium”. Madje, po mendon qysh tash për sezonin e ardhshëm.

“Nuk e di nëse është pyetja e duhur në këtë moment. Për ta fituar Ligën e Kampionëve fillimisht duhet të kualifikohesh dhe më pas të përballesh me krejt rrugëtimin. Ishim me fat që morëm pjesë në këtë kompeticion për shumë vite, ta fitonim një herë dhe të arrinim në finale. Në këtë vit nuk kemi qenë mjaftueshëm afër, të shohim se çka do të ndodhë në të ardhmen”, ka deklaruar Guardiola për “TNT Sport”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Viti i kaluar ka qenë deri tani më i vështiri…