Guardiola: Duhej ta kishim mbyllur ndeshjen pas avantazhit 2-0 

15 janar 2025 | 12:58

Pas dy fitoreve ndaj Leicester dhe West Ham, skuadra e Manchester City “ngeci” sërish në Premier Ligë, duke barazuar 2-2 me Brentfordin jashtë fushe. Kampionët e Anglisë shpërdoruan një avantazh 2-0, duke pësuar dy gola në 10 minutat e fundit.

“Ajo që më mungoi ishte se nuk morëm vendimet e duhura në fundin e ndeshjes. Ne fitonim topa të gjatë dhe mund të vraponim në fushë për t’iu larguar zonës tonë, por nuk morëm vendimet e duhura”, u shpreh Guardiola.

Më tej, trajneri i Manchester City ka shtuar: “Më pëlqen mënyra se si luan Brentford dhe ata arrijnë gjithnjë të krijojnë shumë raste. Në avantazhin 2-0 ne duhej ta mbyllnim ndeshjen në favorin tonë dhe të merrnin tri pikët”. “Për fat të keq nuk kemi një lojtar specifik për të mbrojtur një rezultat në kuadratin tonë. Ne duhet ta bëjmë atë duke qarkulluar topin në tri të katërtat e fushës, duke kontrolluar lojën”, ka deklaruar Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë…