Guardiola: Duhen dy ‘Topa të Artë’, një për Messin dhe një për Haalandin
30 tetor 2023
| 15:26
“Topi i Artë” për vitin 2023 do të jepet sonte me Lionel Messin favorit, pas suksesit të tij në Kupën e Botës.
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, i cili ndau vitet e suksesit me të tek Barcelona, ka dhënë mendimin e tij në lidhje me këtë çmim.
“Kam shumë dashuri për Mesin dhe Haaland. Nëse Messi fiton, do të jetë vetëm një fitore për Kupën e Botës. Nëse Haaland fiton, do të jetë vetëm për sezonin që ka pasur. Duhet të japin dy çmime këtë vit, të dy e meritojnë të fitojnë”, ka thënë Guardiola.