
Guardiola e dëshiron Umtitin në janar
11 dhjetor 2019
| 13:55
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, kishte deklaruar se nuk do të bëjë transferime në afatin kalimtar të dimrit por, pas problemeve në mbrojtje, ai ka ndryshuar mendje.
Klubi kampion i Anglisë po synon që në janar ta transferojë mbrojtësin e Barcelonës, Samuel Umtiti.
Francezi nuk po kalon një moment të mirë te Barcelona, ku në 16 javë kampionat është aktivizuar katër herë. Kjo situatë e krijuar te katalanët mund ta shtyjë francezin t’i bashkohet ekipit të Guardiolës.