Guardiola e di arsyen e krizës së Cityt

04 dhjetor 2024 | 12:06

Manchester City po kalon nëpër një krizë të tmerrshme të rezultateve.

Citizens në shtatë ndeshjet e fundit kanë pësuar gjashtë humbje dhe kanë barazuar në një tjetër.

Kampioni në fuqi i Anglisë pret Nottingham Forestin ku synojnë të rikthehen te fitoret, derisa Pep Guardiola ka thënë se problemi i krizës janë lëndimet.

“Njerëzit thonë se kam një problem me Kevin De Bruyne. A mendoni se më pëlqen të mos luaj me Kevin? Që kam një problem personal me të pas nëntë vitesh bashkë”.

“Ai më ka dhënë mua suksesin më të madh për këtë klub. Por ai ka qenë pesë muaj i lënduar sezonin e kaluar dhe dy muaj i lënduar këtë sezon”.

“Ai është 33 vjeç. Ai ka nevojë për kohë për të gjetur më të mirën”, tha Pep.

“Jam i dëshpëruar për të pasur më të mirën e tij. Jam i dëshpëruar për pesë gola dhe asistime nga Phil Foden pas sezonit të kaluar”.

“Pesë për Kevin, gola dhe asistime nga Jeremy Doku, gola dhe asistime nga Jack Grealish, nga Savinho ose Gundogan”.

“Pesë gola dhe asistime nga këto – jo 20, 30 apo 40. Vetëm pesë gola dhe asistime nga këta lojtarë dhe ne do të ishim në krye të ligës. Pse nuk ndodhi?”.

“Ata nuk ishin këtu, ishin të lënduar, nuk ishin gati. Ky është problemi më i madh që kam”, deklaroi Pep Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar…