Guardiola: E di si do të luajmë në finale
Pep Guardiola do të kthehet të luajë një finale Champions League 10 vite nga suksesi i fundit kur ishte në krye të Barcelonës.
Trajneri spanjoll ka folur në konferencë për shtyp në prag të finales kundër Chelseat.
“Kanë kaluar dhjetë vite dhe e mbaj mend shumë mirë. Ai Manchester ishte një nga skuadrat më të mira të historisë, me Sir Alex në stol. E mbaj mend mënyrën si luajtëm. Atë natë kemi vënë në praktikë gjithçka për të cilën kishim punuar.
Finalja? E di si duam të luajmë, dhe ata e dinë kundër kujt do të luajnë, kështu që nuk do t’i bezdis shumë. Është një eksperiencë e pabesueshme, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija në finale kur kam filluar karrierën time. Jemi shumë me fat dhe kjo është ajo që do u them lojtarëve.
E ardhmja? Ky klub i jep trajnerit gjithçka për të cilën ka nevojë. Investon shumë dhe këtë nuk mund ta mohoj, por jo vetëm: të gjithë më mbështesin, ndihem shumë mirë. Nuk mund të kërkoj më shumë se kaq. Kjo është arsyeja pse kam rinovuar kontratën”, deklaroi Guardiola.