Guardiola e krahason Fodenin me Messin
Pep Guardiola e ka krahasuar anglezin Phil Foden me Lionel Messin teksa ylli i Manchester Cityt vazhdon të përmirësojë lojën e tij.
Manchester City fitoi ndaj Manchester Unitedit në derbin e javës së fundit në Ligën Premier, falë një paraqitje brilante të Foden, i cili shënoi dy gola.
Paraqitja e tij ka bërë që Foden të lavdërohet nga të gjithë, por në veçanti nga trajneri i tij Guardiola, i cili mendon se lojtari i tij është po aq vendimtar sa Messi.
“Me lojtarë të mirë, ju mund të luani mirë – por ju duhet të fitoni ndeshje, dhe unë takova lojtarin më të madh ndonjëherë, ashtu sikurse Messi”, ka thënë Guardiola për Daily Mail.
“Ai mund të fitojë ndeshje dhe unë nuk dua të krahasoj sepse Phil është nuk është niveli i Leos, por ai po fiton ndeshje”, përfundoi spanjolli.
Fjalët e trajnerit të Man Cityt iu treguan Fodenit, i cili nuk beson se mund të krahasohet me legjendën argjentinase.