Guardiola: Futbolli është i vetmi sport, ku nuk fiton gjithmonë më i miri

15 mars 2022 | 14:29

Kampionia në fuqi e Premier Ligës, Manchester City nuk arriti me shumë se një barazim ndaj Crystal Palace (0-0). Trajneri Pep Guardiola ka thënë se në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri.

“Ne e analizuam lojën si gjithmonë. Lojtarët janë mjaftueshëm të rritur të gjithë për ta ditur pse nuk mundëm të fitonim. Sidoqoftë, ne bëmë gjithçka që mundëm dhe luajtëm shumë mirë. Ajo që dua nga ekipi im është që bëjë më shumë dhe më mirë se kundërshtarët. Kjo është ajo që ndodhi. Ne nuk mund të fitojmë gjithmonë. Futbolli është i vetmi sport ku mund të jesh më i miri në gjithçka, pothuajse në çdo repart, megjithatë nuk fiton. Kështu që urime për Crystal Palace, bëri paraqitje të jashtëzakonshme. Një ekip fantastik, që mbron shumë mirë”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka ironizuar me deklaratën e kryetarit të…