Guardiola gjen zëvendësuesin e Nathan Ake

11 korrik 2022 | 15:26

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka gjetur zëvendësuesin për Nathan Ake.

Nathan Ake është shumë afër të bëhet lojtari më i ri i Chelsea.

“Citizens” dhe “Blutë e Londrës” janë në bisedime të avancuara që holandezi të kalojë në “Stamford Bridge”.

Ndërsa “AS” ka njoftuar se trajneri katalanas ka gjetur zëvendësuesin për 27-vjeçarin.

Bëhet fjalë për kroatin e Leipzig, Josko Gvardiol.

Ai po shihet si një lojtar premtues nga drejtuesit e ekipi anglez, andaj e duan në “Etihad”.

Mbetet të shihet nëse do të ndodhë një lëvizje e 20-vjeçarit drejt Anglisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrugët në Kosovë janë të mbushura plot me qenë endacak,…