Guardiola: Haalandi do të jetë jashtë rreth 7 javë

01 prill 2025 | 16:09

Lajm të reja për dëmtimin e Erling Braut Haaland, sulmuesi i Manchester Cityt, i cili u dëmtua në ndeshjen e së dielës kundër Bournemouth në Kupën FA.

Siç njoftoiPep Guardiola, në një konferencë për shtyp, sulmuesi norvegjez do të duhet të qëndrojë jashtë për pesë deri në shtatë javë: “Mjekët më kanë thënë se ai do të jetë jashtë për pesë deri në shtatë javë. Prandaj shpresojmë që ai të jetë gati për fundin e sezonit dhe për Botërorin e Klubeve FIFA”.

Guardiola më pas shtoi: “Ne nuk kemi një lojtar tjetër me aftësitë apo cilësitë e tij specifike, e dimë këtë, por duhet të përshtatemi. Për shumë vite kemi luajtur me mënyra të ndryshme në sulm dhe kjo varet nga cilësia e lojtarëve. Do të gjejmë një zgjidhje tjetër”.

Nëse do të ishin pesë javë, rikthimi do të planifikohej në fillim të majit, ndërsa nëse do të ishte shtatë, atëherë kthimi pritet të ndodhë në qershor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga 3 prilli, gjobat…