![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2025/02/guardiola-1.jpg)
Guardiola: Humbasim shumë ndeshje në fund
Humbja 2-3 përballë Realit të Madridit më “Eitihad” e bë edhe më të vështirë kualifikimin e Manchester Cityt mes 16 më të mirave në Ligën e Kampionëve.
Pep Guardiola e pranoi se paaftësia e skuadrës së tij për të mbajtur avantazhin këtë sezon është diçka e vështirë për t’u kontrolluar: “Sot ishte një ndeshje e ngushtë dhe në disa momente patëm raste. Humbasim shumë ndeshje në fund. Në këtë nivel është shumë e vështirë. Nuk është hera e parë, ndodh shpesh. Ka gabime në zona të ngjashme. Është e vështirë për t’u menaxhuar, por po, ndodh shumë herë. Lojtarët marrin vendime në moment, ndonjëherë funksionon dhe ndonjëherë jo. Arritëm në minutën e fundit me rezultat pozitiv, por nuk mundëm ta ruanim atë. Kjo është përgjegjësi e të gjithëve, jo vetëm e lojtarëve. Nuk kam problem ta pranoj që nuk po funksionon si më parë. Është çështje e të gjithëve”.
Në vijim, Guardiola shpjegoi se pavarësisht dëshirës, skuadra e tij nuk është e qëndrueshme në momente të caktuara. “Ata e duan fitoren, shihni si vrapojnë dhe si luajnë, por e vërteta është se nuk jemi mjaftueshëm të qëndrueshëm në momentet vendimtare. Në fund, sot ishte siç ishte dhe nga nesër duhet të vazhdojmë të mësojmë. Bëmë shumë gjëra të mira në lojë. Rezultati është ky që është. Sigurisht, kemi bërë gjëra pozitive, por ka edhe vend për përmirësim. Gjithmonë duhet të japim merita kundërshtarit dhe cilësisë që ata kanë”, ka shtuar Guardiola.
“Ka ndodhur shumë herë këtë sezon. E di cilësinë e Real Madridit. Në pjesën e dytë morëm iniciativën, por u përpoqëm të sulmonim shumë shpejt. Kjo ndodh sepse ata janë një ekip i jashtëzakonshëm. Kjo ka ndodhur shumë herë këtë sezon. Vendime të këqija, kaq. E marr përsipër. Nuk është çështje e një personi apo tjetrit, por e të gjithëve. Po, lëndimet na kanë ndjekur gjithë sezonin, por e dimë këtë”, ka deklaruar Guardiola