Guardiola: Humbëm një finale, por ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm

27 maj 2024 | 11:52

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, mori përsipër fajin për humbjen e finales së FA Cup. Skuadra e tij u mund 1-2 në finalen e “Wembley” nga Manchester United. “Së pari, urime për Manchester United”, ka thënë trajneri.

“Plani im i lojës nuk ishte i mirë. Pjesa e dytë ishte shumë më e mire se e para, pasi ishim më intensivë. Lojtarët e dinë arsyen pse. Taktikisht nuk ishte ndeshje e mirë. Ju planifikoni një lojë dhe pozicione të ndryshme, por nuk funksionoi”, ka deklaruar Guardiola. “Si gjithmonë, kundër United ne kishim kontrollin, por nuk mundëm të krijonim të tjera raste shënimi. Ndaj jemi të zhgënjyer që

nuk fituam dot këtë trofe. Është normale kur një ekip humbet finalen, por ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm”, u shpreh Guardiola. “Ne kemi luajtur për të gjithë trofetë sezonale në një mënyrë të mirë, por nuk fituam dot kudo si vjet. Tani duhet të pushojmë dhe të kthehemi më të fortë sezonin e ardhshëm, pasi mund t’ia dalim mbanë”, ka pohuar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
NBA ka dhuruar emocionet e radhës në dy ndeshjet e…