Guardiola i dëshiron dy futbollistët e Kroacisë
Pep Guardiola arriti të shpallet kampion me Manchester Cityn në Ligën e Kampionëve, derisa kampion është edhe në Premier Ligë dhe fitues i Kupës. Tash trajneri spanjoll ka filluar të mendon për sezonin e ri, derisa janë të vendosur për të përforcuar skuadrën.
Fjala është për dy futbollistë kroat. Mateo Kovaqiq, i cili edhe vetë nuk e ka refuzuar mundësinë për t’u transferuar te City ka nisur bisedimet për të bërë të mundur këtë lëvizje. Ai shihet si mesfushori ideal nga Guardiola për të bërë një hap më shumë në lojën e skuadrës. Ndërkohë që objektivi tjetër vjen në mbrojtje. Bëhet fjalë për mbrojtësin kroat Josko Gvardiol. Ky i fundit ka zhvilluar një botëror fantastike me Kombëtaren e Kroacisë, por edhe me Leipzig dhe Guardiola e kërkon me çdo kusht në skuadër.