Guardiola i kërkon falje Gerrardit: Ndihem si idiot, më vjen turp nga vetja
Pep Guardiola i ka kërkuar falje publike Steven Gerrard. Trajneri i Manchester City, duke mbrojtur klubin e tij nga akuzat financiare, kishte kujtuar fitoren e Premier League në 2014, duke folur për episodin në lidhje me ish-mesfushorin e Liverpool-it: “Mendoj për golin e Sergio Aguero në 2012, kur Balotelli rrëshqiti. Nuk e di nëse jemi përgjegjës për rrëshqitjen e Steven Gerrard në Anfield kundër Chelsea. Ishte faji ynë? Unë kam respekt për Steven Gerrard, por ai moment na takon neve dhe është i yni”.
Pak ditë më vonë nga ato deklarata, trajneri spanjoll kërkoi falje për fjalët e tij duke thënë: “Më vjen turp nga vetja për atë që thashë, sepse ai nuk e meriton. Unë vërtet i besoj komentet e mia për mbrojtjen e klubit tim, por nuk e përfaqësova mirë ekipin tim duke vendosur emrin e tyre në këto komente idiote. Kërkoj falje. Ia thashë personalisht, por komentoj publikisht dhe duhet ta bëj edhe këtu. Më vjen shumë keq për të, gruan e tij Alex, fëmijët dhe familjen e tij sepse u tregova budalla”.