Guardiola: Ja çfarë admiroj më tepër te skuadra ime
Manchester City u fut në ndeshjen kryesore të javës së 19-të duke ditur se një fitore do t’i dërgonte 14 pikë më shumë se Tottenham në renditjen e Premier Ligës.
Dhe të besuarit e Guardiolas nuk zhgënjyen me Gundogan, De Bruyne dhe Sterling që shënuan emrin e tyre në listën e golashënuesve për të siguruar fitoren 4-1.
Guardiola ka përgëzuar skuadrën e tij pas ndeshjes, duke thënë se lojtarët e tij të talentuar do të vazhdojnë të punojnë me përulësi megjithëse kanë 16 fitore radhazi në kampionat.
“Ishte një paraqitje e mirë, solide, ndaj një skuadre që luan me intensitet për të mbajtur topin”, ka deklaruar Guardiola.
“Tottenham ka kualitet të madh, por ne luajtëm shumë mirë duke mundur një nga skuadrat më të mira të kampionatit. Paraqitja e Kevin De Bruyne, nuk e imagjinoni dot se sa mirë luan me topin ai djalë, por në të njëjtën kohë vrapon si një lojtar që luan në ligat amatore, është më e lehtë për trajnerin dhe klubin. Që prej gushtit, gjëja që admiroj më tepër është mënyra se si vrapojmë pa topin në zotërim, falënderoj klubin për blerjet e mëdha që ka bërë”, ka deklaruar Guardiola.