Guardiola: Ja pse u eliminuam nga Liga e Kampionëve

16 gusht 2020 | 14:38

Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, analizoi lojën e skuadrës së tij dhe theksoi se në këtë kompeticion nuk mjafton të bësh mirë.

“Pjesa e dytë ishte ‘OK’ dhe kisha ndjenjën se ishim mirë, por në këtë kompeticion duhet të jesh perfekt. Nuk dua të flas për golin e parë të Dembeles, pasi do të duket sikur kërkoj të gjej justifikime. Jemi eliminuar tani. Ne bëmë shumë gjëra të mira dhe në fund kjo nuk mjaftoi. Bëmë gabime në të dy krahët, në momente kyçe dhe kjo është arsyeja pse ne u eliminuam. Shënuam një gol të mrekullueshëm, por për fat të keq humbëm një mundësi tjetër të artë. Duhet të jesh perfekt, nuk mund të gabosh”, ka thënë Guardiola.

“Lojtarët normalisht janë të mërzitur. Tani do i përjetojmë këto emocione në hotel dhe është pjesë e lojës. Në këtë kompeticion ne e dimë se mund të bësh shumë gjëra, por duhet të jesh serioz para portës dhe të mos pësosh gola të tillë. Statistikat tregojnë se ne ishim mirë, bëmë më shumë se ekipi kundërshtar. Gjithsesi nuk mjaftoi. Në 20 minutat e para u përpoqëm të gjenim hapësira. Më pas Lyon nisi të luajë, sikurse e dinim, pasi janë agresiv dhe të fortë, si të gjitha skuadrat franceze. Një ditë ndoshta do t’i kalojmë çerekfinalet, do të përpiqemi në të ardhmen. Shfaqja duhet të vazhdojë dhe tani është momenti që lojtarët të pushojnë. Sezoni i ri do të jetë shumë i fortë, ndaj do përpiqemi të pushojmë këto 48 orë dhe më pas të mendojmë për sezonin e ardhshëm”, ka deklaruar Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllai i Donald Trumpit Robert Trump, ka vdekur të shtunën…