Guardiola: Jemi më të mirë kur luajmë nën presion
Manchester City nuk gaboi ndaj Fulhamit duke triumfuar me rezultatin 0-4. “The Citizens” vijon kështu t’i ushtrojë presion Arsenalit me të cilin po garojnë për titullin kampion.
Trajneri Pep Guardiola theksoi se lojtarët e tij nuk e kanë problem presionin madje, sipas spanjollit, nën këto kushte të besuarit e tij japin më të mirën.
“Lojtarët e mëdhenj argëtohen kur në lojë është presion i lartë. Këta lojtarë janë mësuar në të gjithë këto vitet e fundit që të performojnë nën presion. Tani jemi sërish në fazën finale të kampionatit dhe kërkojmë që të mbërrijmë në ndeshjen e fundit duke e pasur vetë fatin tonë në duar. Ndaj Fulhamit bëmë një ndeshje të madhe, tani të vazhdojmë kështu”, u shpreh Guardiola.
Në rast se City ia del të fitojë dy ndeshjet e radhës, atëherë “qytetarët” do ta festonin titullin e dhjetë në histori dhe të katërtin radhazi.