Guardiola: Kam mbështetjen e klubit
Manchester City do të luajë sot ndaj Everton në Premier League, një ndeshje delikate për “citizens” që nuk po kalojnë një moment të mirë.
“Everton është një nga skuadrat më të mira në Evropë për sa i përket mbrojtjes. Pësojnë shumë pak gola dhe kjo do të na e vështirësojë punën”, tha trajneri Pep Guardiola.
Më tej, trajneri spanjoll shtoi: “Gjithsesi, kjo është një ndeshje si gjithë të tjerat, që duhet luajtur. Gjithçka ka të bëjë me ne si skuadër dhe punën që dihet të bëjmë për t’u kthyer në maksimumin tonë. Do të duhet kohë, pasi nuk kemi lojtarë, por duhet të marrim rezultate sa më shpejt që të jetë e mundur”.
Guardiola mbetet i bindur se ka mbështetjen e plotë të klubit. Ai foli për bisedat me shefin e Manchester City, Khaldoon Al Mubarak.
“Çdo javë ne flasim dhe ndiej jashtëzakonisht mbështetjen e tij. Ne të dy e dimë se kur ndodh diçka e gabuar, do të marrim vendime. Ne kemi qenë gjithmonë pozitivë duke parë përpara për të ardhmen”, tha trajneri spanjoll.