Guardiola: Kam mësuar shumë nga Arteta
08 tetor 2023
| 14:25
Arsenali dhe Manchester City do të ballafaqohen sonte nga ora 17:30, në kuadër të “Premier League”, transmeton klankosova.tv
Në një intervistë për “Beanyman Sports”, trajneri i mysafirëve, Pep Guardiola, ka folur për kundërshtarin e tij, trajnerin e vendasve, Mikel Arteta.
“Arsenali e ka trajnerin për disa vjet, ai e do klubin. I gjithë suksesi i takon Mikel Artetas dhe klubit, jo mua. Njerëzit thonë ai ishte me Pep dhe ka mësuar nga ai. Më besoni, unë kam mësuar shumë nga ai”, ka thënë Guardiola.