Guardiola: Kam një ide për ndeshjen kthyese
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola e ka quajtur të ekuilibruar sfidën e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madrid (1-1). Tekniku spanjoll me pas ka thënë se finalisti vendoset në Manchester, atje ku e ka të qartë se si duhet të veprojnë për të ndëshkuar kundërshtarin.
“Ndeshje e barabartë. Kur ishim më mirë ne ata shënuan një gol, kur ishin më të mirë ata, ne barazuam. Më dukej si vitin e kaluar ndonjëherë. Urime për ekipin tim. Në këto lloj ndeshjesh keni nevojë për lojtarët tuaj më të mirë dhe Ederson ishte i jashtëzakonshëm. Kyle Walker ishte i jashtëzakonshëm kundër një prej rivalëve më të mirë me të cilët mund të përballesh në mbarë botën. Manchesteri do të jetë si një finale para tifozëve tanë”, ka thënë Guardiola
“Jam i kënaqur me një barazim 1-1 … në vend të humbjes 3-0! Do ta shikojmë lojën përsëri tani. Në disa pjesë ishim mirë. Por, mendoj se mund të kishim kërkuar më shumë gola me më shumë agresivitet. Kam një ide se çfarë të bëj javën tjetër. Por, më duhet ta shikoj sërish këtë ndeshje”, ka shtuar Guardiola.