Guardiola kërkon kujdes ndaj Kopenhagenit: Mjafton një episod që të përmbyset gjithçka
05 mars 2024
| 16:42
Skuadra e Manchester Cityt rikthehet të luajë në Ligën e Kampionëve. Skuadra e Pep Guardiolas do të jetë sërish në fushë të mërkurën në mbrëmje, në ndeshjen e dytë të fazës së 16-të kundër Kopenhagenit.
Në ndeshjen e parë “citizens” fitoi në Danimarkë me rezultatin 3-1, duke siguruar efektivisht kalimin në turin tjetër.
Megjithatë, trajneri spanjoll nuk i beson atij rezultati dhe kërkon nga të tijtë ta japin maksimumin në fushë.
“E di që rezultati 3-1 ndaj Kopenhagenit është një rezultat i mirë, por në fazën e grupeve bëmë të njëjtën gjë me Leipzigun. Më pas, në ndeshjen e dytë, ishim në disavantazh 0-2”, ka thënë Guardiola.