Guardiola konfirmon se De Bruyne nuk largohet nga City
Pep Guardiola ka deklaruar se Kevin De Bruyne nuk do të largohet nga Manchester City këtë sezon. Reprezentuesi belg më parë ka qenë i lidhur me një lëvizje në Arabinë Saudite. Megjithatë, trajneri Guardiola tani ka thënë se 33-vjeçari nuk do të largohet.
“Nëse dikush largohet, ne do të flasim për këtë”, ika thene ai. Skuadra e Arabisë Saudite, Al-Ittihad thuhet se synon belgun i cili ka ende një vit në kontratën e tij me Manchester Cityn. Në qershor, De Bruyne i ka thënë gazetës belge “Het Laatste Nieuws” se po luante me idenë e një rroge fitimprurëse në fazat e fundit të karrierës së tij.
“Këto janë edhe biseda që po i bëjmë gjithnjë e më shumë si familje. Më ka mbetur edhe një vit nga kontrata ime, ndaj duhet të mendoj se çfarë mund të ndodhë”, ka deklaruar De Bruyne.