
Guardiola: Kurrë më në Barcelonë!
11 qershor 2018
| 13:59
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se nuk do ta drejtojë më kurrë Barcelonën.
“Si trajner, ka marrë fund me Barçën, sepse nuk jam më i njëjti, as ata nuk duken të jenë të njëjtë”, ka thënë Guardiola.
Ai ka theksuar se në vitin 2008 ka qenë në një moshë fantastike gjatë së cilës e ka pushtuar botën e futbollit me, siç insistoi, lojtarë të jashtëzakonshëm dhe gjeneratë brutale në krye me futbollistin më të mirë në botë, Lionel Messin.