Guardiola: Ky do të jetë trajneri i ardhshëm i Cityt
Trajneri Italian Roberto De Zerbi i ka të gjitha karakteristikat për të qenë një ditë pasardhësi i Pep Guardiolas te skuadra e Manchester City. Ai që e ka konfirmuar këtë gjë është vetë trajneri spanjoll në konferencën për shtyp, duke vlerësuar punën e bërë nga trajneri aktual i Brightonit. “Ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Manchester City, jua garantoj këtë gjë”, ka thënë Guardiola për
De Zerbi në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të zhvillojë këtë fundjavë me Brightonin, në Premier Ligë. Lajmin e konfirmoi sot “Telegraph”.
Guardiola e konsideron De Zerbi si trajnerin më të mirë të gjeneratës së tij, një trajner të aftë të influencojë në të ardhmen e futbollit. Italiani ka bërë një revolucion te Brighton, që është ekipi me më shumë gjuajtje në portë në Premier Ligë këtë sezon. Gjithsesi, kalimi i De Zerbi te Manchester City nuk ka për të ndodhur shumë shpejt, pasi vetë Guardiola ka një kontratë deri në vitin 2025 me kampionët e Anglisë. Gjithsesi, ai ka gati pasuesin e tij te kampionët e Evropës dhe kjo është një fjalë që peshon.