Guardiola lavdëron portierin e Kosovës
02 nëntor 2018
| 16:46
Reprezentuesi i Kosovës në futboll, Arijanet Muriq ka qenë titullar për Manchester Cityn në ndeshjen e Kupës ndaj Fulham (2-0). Pas kësaj ndeshje trajneri i Cityt, Pep Guardiola e ka lavdëruar portierin e Kosovës për faktin që nuk ka pësuar gol.
“Edhe një tjetër ndeshje pa pësuar gol e Arijanet Muriqi. Ne nuk shënuam shumë gola edhe pse patëm shumë mundësi, por portieri ishte në nivel”, ka thënë Guardiola.
/Epoka e re/