
Guardiola lavdëron portierin e Kosovës
24 janar 2019
| 14:56
Skuadra e Manchester City është kualifikuar në finale të Carabao Cup, pasi e mposhti Burton Albionin në gjysmë-finale me rezultat të përgjithshëm 10-0.
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriqi, ishte nga fillimi i ndeshjes dhe nuk pranoi gol, po ashtu Muriqi ka pranuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e tij të fundit me Cityn. “Ata kishin dy ose tri shanse të mira. Aro Muriqi ishte i mrekullueshëm”, ka thënë Guardiola.