Guardiola lavdëron Sterlingun
08 shkurt 2021
| 12:00
Në “Anfield Road” Manchester City i dha një leksion futbolli Liverpoolit duke triumfuar me shifrat e thella 1-4.
Trajneri i Cityt, Pep Guardiola u shfaq i lumtur për këtë fitore, teksa vlerësoi shumë Raheem Sterlingun, autori i golit të tretë.
“Të rëndësishme ishin vetëm tre pikët. Natyrisht që jam shumë i kënaqur me faktin që djemtë thyen një rekord që zgjaste prej një kohe të gjatë. Zhvilluam një performancë të mrekullueshme. Komplimente edhe për Raheem Sterling. Ishte i shkëlqyer, njësoj si në ndeshjen e sezonit të kaluar”, ka deklaruar Guardiola.