Guardiola lavdëron Ten Haagin
28 shkurt 2023
| 16:52
Me fjalët më të mira, Pep Guardiola foli për ish-asistentin e tij te Bayern Munich dhe trajnerin aktual të Manchester United, Erik Ten Haag. Trajneri i Manchester City foli pas fitores së United në Carabao Cup dhe tha se ishte normale të rikthehej në krye, me Ten Haag duke bërë një punë fantastike.
“Kur erdha këtu, mendova se United do të ishte gjithmonë këtu, për historinë, për gjithçka. Dhe Eriku bën një punë të mrekullueshme, dhe lojtarët i shihni sa të përkushtuar janë dhe sa përpiqen të gjithë bashkë”, ishin fjalët e Pep Guardiolës.