Guardiola: Lukaku, sulmues i nivelit botëror
Pep Guardiola është dikush që nga sulmuesit merr vesh, spanjolli ka drejtuar shumë yje në karrierën e tij, nga Leo Messi e deri te Sergio Aguero.
Trajneri i Manchester Cityt, teksa diskutohet për një rikthim të mundshëm të Romelu Lukakut në Premier Ligë, te Chelsea, nuk i kursen lëvdatat për belgun duke e konsideruar një ndër sulmuesit më të mirë në botë.
“Lukaku kur ishte 24-vjeç kishte shënuar 100 gola në Premier Ligë, jo keq apo jo. Pastaj në pasimet e gjata e dimë se çfarë bën, është i shpejtë dhe i fortë. E kam parë kur luante me Everton me mikun tim Ronald Koeman, na ndëshkoi brenda në ‘Etihad Stadium’, dhe na ndëshkoi edhe në ‘Goodison Park’. Është i shpejtë, të ndihmon të mbash topin, dhe po ashtu jep një ndihmesë të marrë për të bërë lëvizjet me lojtarët e tjerë, në këtë aspekt është më i miri. Mund ta konsiderojmë pa frikë një sulmues të nivelit botëror”, ka thënë Guardiola.