Guardiola: Ndaj Realit dua të luajmë në Manchester

08 korrik 2020 | 13:09

“E kam thënë shumë herë që dua të luajmë në Manchester, por presim çdo vendim nga UEFA”. Trajneri i Cityt, Pep Guardiola po mendon që tani për ndeshjen e kthimit në Ligën e Kampionëve kundër Real Madridit. Ai ka mohuar zërat se ka presione nga UEFA, që ndeshja e parashikuar për t’u luajtur në “Etihad Stadium”, të mund të zhvendoset në Portugali.

“Nuk jam kaq potent të kem këtë impakt, nuk jam president. Ka disa protokolle, nuk kam folur me UEFA-n. Dua të luaj kundër Realit”, deklaroi strategu spanjoll.

Një vendim për 1/8-at e kthimit të Ligës së Kampionëve pritet që të merret ditën e premte, teksa është parashikuar edhe shorti i fazës me eliminim direkt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar…