Guardiola: Nëse Arsenali vazhdon kështu, nuk do t’i kapim

05 janar 2023 | 14:21

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij do të duhet të jetë pothuajse perfekte në mënyrë që të përfshihet në luftën për titull me Arsenalin, raporton BBC Sport.

Manchester City aktualisht është i dyti në renditjen e Premierligës, tetë pikë prapa Arsenalit.

“Mënyra për të zvogëluar diferencën është të luash lojëra të mira dhe të fitosh. Arsenali do të shënojë 100 ose më shumë pikë ashtu siç ka bërë deri tani. Nëse vazhdojnë kështu, ne nuk do t’i kapim. Duhet të jemi pothuajse perfekt, do të thosha, që nga këtu deri në fund të sezonit dhe shpresoj se ata do të bien pak në paraqitjen e tyre, sepse ndaj Newcastle ishin të shkëlqyer”, tha Guardiola.

Ai shtoi se lojtarët e tij do të përballen me një lojë të vështirë në xhiron e ardhshëm kundër skuadrës së Chelseat.

“Është një lojë e vështirë, ndaj një ekipi të vështirë që menaxhohet mirë. Nuk ka rëndësi se në çfarë pozicioni jeni kur udhëtoni atje, është gjithmonë e vështirë. Por në të njëjtën kohë ne mezi presim këtë javë. Dy javët e ardhshme do të jenë emocionuese, veçanërisht në Premierligë”, ka përfunduar trajneri i Manchester Cityt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi i Përfaqësues së Kosovës, Vedat Muriqi ka shkëlqyer në…