Guardiola: Nuk dua që të shihni rezultatin e Liverpoolit
Pep Guardiola në mbledhjen e fundit që ka zhvilluar me stafin e tij ka vendosur: asnjë pjesëtar i stafit nuk duhet të shohë në telefonin e tij rezultatin e ndeshjes Liverpool-Wolves, ndërkohë që Manchester City do të jetë i impenjuar në fushën e Brighton.
Trajneri spanjoll e di se fitorja i jep titullin, edhe nëse të kuqtë e Jurgen Klopp mposhtin “ujqërit” në “Anfield”, dëshiron të fokusohet vetëm te 90 minutat në një sfidë delikate, me një kundërshtar që vërtet nuk ka se çfarë t’i kërkojë më shumë sezonit, por që të prish festën sidoqoftë.
“Nuk dua që të shihni rezultatin e Liverpoolit. Duhet të gjithçka të mendohet për ndeshjen me Brighton”, ka thënë Guardiola. Kjo kërkesë ka qenë urdhër në fakt nga trajneri i Cityt për bashkëpunëtorët e tij. Madje, edhe gjatë pushimit të dy pjesëve, Guardiola do të ruajë të gjithë për të mos treguar asgjë.