Guardiola: Nuk e di se çfarë do të ndodhë me Sterlingun

14 shkurt 2022 | 14:39

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka pranuar se nuk është i sigurt për të ardhmen e Raheem Sterling.

Një hat-trick në fundjavë nënvizoi aftësitë e shkëlqyera të sulmuesit treguan edhe një herë se ai është gati të përfaqësojë Anglinë në Katar 2022.

27-vjeçari po konsideron të ardhmen e tij përtej një marrëveshjeje aktuale që skadon në mesin e vitit 2023.

“Askush nuk dyshon se sa i rëndësishëm është”, deklaroi fillimisht Guardiola.

“Ajo që dua është [ditë pas dite] të luaj mirë. Jo vetëm ai, por të gjithë lojtarët. Nëse llogarisim sasinë e lojërave që ka luajtur që kur jemi bashkë, është shumë. Ai është një lojtar kyç. Për të ardhmen, nuk e di se çfarë do të ndodhë. Klubi vendos. Unë jap mendimin tim, por sigurisht klubi e merr vendimin gjatë gjithë kohës”, ka shtuar më tej strategu i Citizens.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim ambasadorin…