Guardiola nuk feston: Asgjë nuk ka përfunduar
15 maj 2024
| 12:00
Manchester City pas fitores ndaj Tottenham Hotspur (0-2), i është afruar edhe me shumë titullit në Premier Ligë.
Pavarësisht se mediat e konsiderojnë tani të mbyllur garën për titull, nuk e sheh në këtë mënyrë edhe trajneri Pep Guardiola.
“Jam i lumtur për atmosferën në dhomat e zhveshjes, por nuk pashë një festë ekstra, lojtarët e dinë se asgjë nuk ka përfunduar. Njerëzit duhet të vijnë në ‘Etihad’ të dielën që në orën 15:00, të përcjellin energji, të na shtyjnë të fitojmë në çdo centimetra pasi do të jetë e vështirë. Unë e di që do të jetë një ndeshje e ngjashme me atë kundër Aston Villas, për shkallën e vështirësisë dhe emocioneve, por unë i njoh lojtarët e mi, e di që ata mund ta përballojnë presionin”, ka thënë Guadiola.