Guardiola pajtohet për rinovim të kontratës, ‘topi’ kalon te City
Pep Guardiola është shumë pranë rinovimit të kontratës me Manchester Cityn, për këtë është e bindur “The Telegrapf”, sipas së cilës, spanjolli për herë të parë në karrierën e tij pranon një projekt të ri mbi tre vjet me një klub.
Pep nuk ua ka shprehur ende këtë dëshirë drejtuesve të klubit pasi pret fillimisht një propozim nga “qytetarët” për ta rinovuar kontratën aktuale e cila i skadon më 30 qershor 2021, në fund të këtij sezoni. Në çdo dalje publike, kur është pyetur mbi këtë temë, Guardiola ka shprehur pëlqimin e tij, por duke qenë i qartë se më parë duhet ta meritojë në fushë. Ky fillim sezoni nuk ka qenë shumë pozitiv për Cityn, mbi të gjitha në Premierë Ligë por, ky fakt, nuk pritet t’i largojë palët.
Spanjolli doli në krahë të klubit në momentin më të vështirë kur UEFA i hoqi të drejtën të luante në Evropë, vendim që u hodh poshtë më pas në CAS, ky detaj vlerësohet shumë nga drejtuesit e klubit çfarë mund ta sjellë shumë shpejt rinovimin e kontratës.