
Guardiola para ndeshjes me Realin: Luani me kurajo dhe dëshirën për të fituar
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë thirrje sot paradite që skuadra e tij të luajë me guxim në mbrëmje në “Bernabeu”, në ndeshjen e dytë “play-off” të Ligën e Kampionëve kundër Real Madrid.
“I ftoj lojtarët të luajnë me guxim dhe të jenë vetvetja. Nëse e bëjnë këtë gjë do të kualifikohemi. Duhet të luash për të fituar ndeshjen, përndryshe mund të humbësh”, u shpreh trajneri i “citizens”.
City ndodhet prej ditës së djeshme në Madrid me shpresën që të përmbysë disavantazhin 2-3 të ndeshjes së parë në Angli. “Duhet të bëjmë një ndeshje thuajse perfekte për t’u kualifikuar”, shtoi Guardiola.
“Ne duhet të sulmojmë dhe të shënojmë gola. Kjo është ideja e ndeshjes së sotme”, u shpreh trajneri i Manchester City, që rrezikon të eliminohet shumë shpejt nga një turne që e ka fituar dy vite më parë.