Guardiola paralajmëron ndryshime te City
18 maj 2021
| 11:05
Trajneri katalunas, Pep Guardiola, e ka pranuar se është e vështirë të mbash lojtarët të cilët janë të pakënaqur me pozitat e tyre për një kohë të gjatë.
Guardiola ka lënë të kuptohet se do të këtë një ndryshim të skuadrës së Manchester City këtë verë.
City fitoi titullin e Premier Ligë për herë të tretë dhe mund ta mbyllte një sezon të paharrueshëm me lavdinë e Ligës së Kampionëve.
Bisedimet do të zhvillohen me lojtarët që mund të jenë të pakënaqur me pozitat e tyre.