Guardiola paralajmëron shpenzime të mëdha në verë

30 prill 2018 | 19:33

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka paralajmëruar përforcime të mëdha për sezonin e ardhshëm.

Katalonasi ka thënë se i nevojiten edhe dy lojtarë për të ngritur kualitetin e skuadrës. Manchester City mposhti West Hamin 4:1 dhe u barazua me rekordin e fitoreve në Premierë Ligë brenda një sezoni dhe është klubi i parë në ligë që ka shënuar 100 gola në 35 xhirot e para, transmeton “kp”. “Mos keni brengë, ne notojmë në para. Do të shpenzojmë shumë, shumë para në sezonin e ardhshëm. Ndoshta një miliard funta. Mos u brengosni. Na duhen një ose dy lojtarë, por jo më shumë për sezonin e ardhshëm”, ka thënë Pep Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata sindikale e punëtorëve të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe…