Guardiola: Premier Liga është një kampionat shumë i vështirë

22 gusht 2022 | 17:03

Nuk shkëlqyen në javën e tretë të Premier Ligë as kampionët në fuqi, Manchester City.

“Qytetarët” e Pep Guardiolës ngecën në një barazim 3-3 në transfertë përballë Newcastle. Pavarësisht se kaluan në avantazh me Gundogan që në minutën e 5-të, “qymyrxhinjtë” përmbysën shifrat që në pjesën e parë.

Manchester City e kishte të vështirë të reagonte, jo vetëm kaq, por me fillimin e pjesës së dytë Tripper me një ekzekutim perfekt dërgoi shifrat në 3-1. Erling Haaland dhe Bernardo Silva realizuan dy gola të shpejtë brenda 5 minutash duke barazuar shifrat në 3-3, por pa pamundur të dalin me pikë të plota.

“Premier Liga është një kampionat shumë i vështirë për të gjithë, kjo tregon se sa të jashtëzakonshëm kemi qenë në 5 vitet e fundit dhe sa e vështirë do të jetë në të ardhmen”, u shpreh Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu ka deklaruar se është e…