Guardiola: Reali është kundërshtar i jashtëzakonshëm

10 shkurt 2025 | 15:30

Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes së kundër Real Madridit, e vlefshme për “play-off”.

“Nuk kemi bërë shumë mirë deri më tani dhe meritojmë të jemi këtu ku jemi. Ne e pranojmë sfidën. Vitet e fundit kemi pasur një rivalitet të madh me Real Madridin”.

“Ata janë në krye të tabelës dhe po luftojnë kundër Atleticos dhe Barcelonës. Ne do të duhet të luajmë dy ndeshje të mira për t’i mposhtur. Ne mund të luajmë mirë, por nuk jemi aq të qëndrueshëm sa kemi qenë. Nuk mund ta mohoj se kam besim te lojtarët që kanë qenë kaq të mirë për një dekadë. Sulmuesit e Realit janë të jashtëzakonshëm. Ata kanë aftësinë për të bërë pasime të shkurtra dhe të gjata, kështu që ne duhet të imponojmë lojën tonë”, ka deklaruar Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari gjerman i FAZ-it, Michael Martens, ka shkruar lidhur me…