![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/pep-guardiola.jpg)
Guardiola: Reali në momentet e vështira nxjerr më të mirën, duhet kujdes
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, tha se skuadra e tij e njeh mirë aftësinë e Real Madridit për të dhënë më të mirën kur gjendet në periudha të vështira. Reali udhëton në stadiumin “Etihad” pa mbrojtësit Carvajal, Rudiger, Militao dhe Alaba.
“Mendoj se të dyja skuadrat kanë pasur probleme për sa i përket dëmtimeve gjatë sezonit. Madridi e ka menaxhuar atë më mirë se sa ne, pasi ata janë ende në krye të La Liga-s. Kanë treguar vazhdimësi, janë një rival i fortë! Ne e dimë këtë! Jemi përballur shpesh me ta dhe e dimë se në momentet më të vështira ata japin më të mirën e tyre! Duhet të bëjmë dy ndeshje të mira që të kualifikohemi”, ka thënë Guardiola.
Sipas teknikut spanjoll, do të jetë shumë e vështirë që të bllokohen sulmuesit e Realit, që sipas tij janë të jashtëzakonshëm.