Guardiola: Rezultati që kemi marrë ndaj Leipzigut është i kënaqshëm

23 shkurt 2023 | 12:13

Manchester City barazoi me RB Leipzig në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve (1-1), por trajneri Pep Guardiola është shprehur i kënaqur me ndeshjen që zhvilloi skuadra e tij.

“Jam i lumtur me ndeshjen që zhvilluam. Kishim disa raste në dy pjesët, por rezultati që kemi marrë është i kënaqshëm. Ky është një turne i rëndësishëm, kanë dalë nga gara disa skuadra të mëdha. Nëse njerëzit prisnin që ne të vinim këtu dhe të fitonim 5-0 me vjen keq, ky nuk është realiteti, nuk është e lehtë, nuk ishim të zotë për ta bërë këtë”, ka thënë Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këtë të enjte është mbajtur ceremonia e vënies së gurthemelit…