Guardiola: Rodri e meriton ‘Topin e Artë’
03 shtator 2024
| 11:27
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka thënë se do të ishte i lumtur nëse një futbollist i Cityt do të ishte fitues i “Topit të Artë”.
Guardiola beson se këtë çmim e meriton Rodri para Vinicius Junior dhe Jude Bellingham.
“Do të isha shumë i lumtur nëse një nga lojtarët tanë do të fitonte Topin e Artë. Kjo do të thotë shumë për lojtarët, kështu që do të isha shumë i lumtur”, ka thënë fillimisht Guardiola.
“Rodri e meriton Topin e Artë, por ndoshta edhe dikush tjetër. Rodri jo vetëm që ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, ai tashmë ka pasur shumë sezone të shkëlqyera në Ligën Premier dhe veçanërisht në Kampionatin Evropian, të cilin e fitoi”, ka thënë trajneri i Cityt.