Guardiola: Rodri, i pazëvendësueshëm

25 shtator 2024 | 13:49

Mesfushori i Manchester Cityt, Rodri u lëndua në derbin ndaj Arsenalit. Trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes kundër Watfordit, për Kupën e Ligës, të cilën “qytetarët” e fituan 2-1, ka thënë se mungesa e mesfushorit spanjoll është e pariparueshme.

“Ne ende nuk e kemi kohën e saktë të mungesës së tij, por do të jetë shumë e gjatë, pavarësisht se njerëzit e tjerë na thonë se mund të jetë më e shkurtër se sa pritej. Për momentin, nuk jam i sigurt, jemi në pritje të analizave më të fundit për të kuptuar se çfarë lloj operacioni do të jetë i nevojshëm. Ne nuk e donim këtë, por u besoj lojtarëve që kam dhe detyra ime është të gjej një zgjidhje. Rodri është i pazëvendësueshëm, ka kohë që nuk mund të zëvendësosh mesfushorin më të mirë në botë. Është një humbje e madhe për ne, por ky është futbolli. Më duhet të gjej një zgjidhje që të mbetemi konkurrues si vitet e fundit”, ka thënë Guardiola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Behxhet Sh.  SHALA-BAJGORA Të gjithë fitues, kush do të jetë…