Guardiola: Sezoni i kaluar nuk ishte dështim, por i jashtëzakonshëm

14 shtator 2021 | 17:06

Pep Guardiola është shprehur se Manchester City nuk ka dështuar në Ligën e Kampionëve, madje e ka përshkuar performancën e sezonit të kaluar si një “arritje të jashtëzakonshme”.

“Qytetarët” nuk e kanë fituar asnjëherë Ligën e Kampionëve, ndërkohë që u mundën 0-1 nga Chelsea sezonin e kaluar.

“Njerëzit mund të thonë se Man City ka dështuar, por ishte një arritje e jashtëzakonshme sezonin e kaluar, duke luajtur vërtet mirë në shumë ndeshje, por humbi ndaj një ekipi pretendent. Sa herë fillon sezoni i ri unë jam jashtëzakonisht i lumtur. Sezonin e kaluar jemi përmirësuar. Në 13 ndeshje arritëm të fitonim 11 në Champions. Tani do të fillojmë një sezon të ri, ku çdo ekip dëshiron të fitojë. Ne do të përpiqemi, po nuk do ju them se cila skuadër do të fitojë pasi nuk e di”, ka deklaruar Guardiola.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit me kancelaren gjermane…