Guardiola, më i shtrenjti pas Mourinhos dhe Ancelottit
Diferenca prej 13 pikësh në klasifikimin e Premierë Ligës nuk i tregon të gjitha. Duhet të dëgjosh atë çka thonë lojtarët e Guardiolës, për të parë atë që ai sjell në skuadër, “keqtrajtimet” dhe ulërimat ndaj tyre, derisa ata luajnë ashtu siç do ai. “Guardiola ka rindezur trurin tim”, ka thënë së fundmi Sterlingu, duke përshkruar edhe detajet më të vogla të postuarës së tij fizike, të cilat trajneri ia ka mësuar pasi fiton zotërimin e topit.
Erik Abidal ka treguar dikur se sa zemërohej kur Pep i ulërinte sikur të ishte një 15-vjeçar, që të qëndronte në mbrojtje, pavarësisht prej dëshirës së tij të madhe për të shtyrë përpara. Brenda dy vjetëve ai u bë një mbrojtës që fitoi Ligën e Kampionëve me Barçën. “Taktikisht nuk kam takuar kurrë një trajner si ai”, ka deklaruar Abidal.
Me 17 fitore radhazi në Premierë Ligë, katalanasi krenohet sot me serinë më të gjatë të suksesit jo vetëm në Angli, por edhe në Spanjë dhe Itali. Në Gjermani, rekordin e mban po ai me Bajernin (19 fitore).
Aftësitë e tij teknike i dimë të gjithë që janë gjeniale. Ai nuk është shumë larg të qenit një trajner që ka shpenzuar mbi 1 milion paund në merkato. Përpara tij janë vetëm Jose Mourinho (1.1 miliard) dhe Carlo Ancelotti (970 milionë paund). 46-vjeçari mban vendin e fundit me 896.6 milionë paund të shpenzuara në stolin e Barcelonës, Bayernit dhe Manchester Cityt.